Ali Ahmeti përkujton komandant “Tigrin” në 21 vjetorin e rënies

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ishte komandat i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare, ka përkujtuar sot veprën e Fadil Nimanit – Komandant Tigrit, i cili në vitin 2001 ra dëshmorë në fshatin Vaksincë të Kumanovës, gjatë përleshjen me ushtrinë dhe policinë maqedonase, shkruan gazeta LAJM.

“U bënë sot plot 21 vjet nga rënia heroike e bashkëluftëtarit tim të kauzave kombëtare, Fadil Nimanit – Komandant Tigrit.
Do ti ruajë gjithmonë me mall kujtimet për personalitetin atdhedashës të Fadilit dhe do të vazhdojë të përkujdesem që brezat e rinj të mos e harrojnë asnjëherë veprimin e tij trimëror në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në Brigadën 113 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Lavdi e përjetshme veprës kombëtare të Fadil Nimanit dhe të gjithë dëshmorëve të rënë në kauzat tona të drejta kombëtare!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.