Osmani pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Të hënën mbrëma, të dy diplomatët janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast kanë bërë thirrje për qetësim të situatës në veri, njofton Klan Kosova.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka ripërsëritur tri kërkesat që ia ka bërë mbrëmë kryeministrit Albin Kurti.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka bërë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim, njofton Klan Kosova.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim”.

Fotografia e përdorur në ballinë është marrë nga Ekonomia Online.