Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin për Ukrainën

Kosovo's President Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in the capital Pristina, Friday, Sept. 29, 2023. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të përfaqësojë shtetin në një samit për paqe në Ukrainë, që do të mbahet këtë fundjavë në Burgenstok të Zvicrës.

Sipas një njoftimi të Presidencës së Kosovës, Osmani në këtë samit do të “riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore”.

Gjithashtu sipas njoftimit, Osmani do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale “për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme”.

Gati 90 vende dhe organizata do të marrin pjesë në samit, sipas presidentes së Zvicrës, Viola Amherd.

Sipas saj, pjesëmarrësit në samit – rreth gjysma e të cilëve do të jenë udhëheqës shtetesh ose qeverish – do të përpiqen të gjejnë një rrugë për t’i ndalur luftimet.

 

Ukraina është nën pushtimin e plotë të forcave ruse qysh në shkurt të vitit 2022.

Pjesëmarrës në samit pritet të jenë presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Zyrtarë nga Kina dhe Rusia pritet të mungojnë.

Moska nuk është e ftuar dhe thotë se procesi është i pakuptimtë pa pjesëmarrjen e saj.

Ministria e Jashtme e Kinës, në anën tjetër, tha se nuk do të marrë pjesë në samit, sepse ai nuk i përmbush pritjet e saj për pjesëmarrjen edhe të Rusisë, edhe të Ukrainës.