Osmani: Për zgjedhjet vendos Komisioni për sëmundje ngjitëse, jo partitë politike

Në rolin e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani ka publikuar qëndrimin e BDI-së për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

Ai ka deklaruar se vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve e sjellë Komisioni për sëmundje ngjitëse, e jo partitë politike dhe se aktualizimi i kësaj çështje është shpërqendrim i institucioneve në zgjidhjen e problemit me Kovid-19.

“Zgjedhjet nuk janë aspak në agjendën e BDI. Ne kemi vetëm dy qëllim bazë, ajo është kriza shëndetësore dhe pasoja socio – ekonomike të cilat krijohen. Çdo çështje tjetër që futet për debat, konsiderojmë se është shpërqendrim i institucioneve dhe i energjisë politiko – sociale në zgjedhjen e këtyre dy problemeve. Kështu që, qëndrimi ynë është se vendimi për zgjedhje do të sillet nga Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe partitë politike”, tha Osmani.