Osmani: Partitë e vogla s’po bëhen bashkë nga faktorët që i krijuan

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani për TV21 thotë se partia e tij angazhohet që fraksionet e vogla politike në opozitë të bëhen bashkë që mos të vazhdojnë ta fragmentojnë dhe dëmtojnë interesin shqiptar në vend.

“BDI vazhdon ta mbështesë legjitimitetin e vet tek qytetari shqiptar e jo te faktorë nga brenda dhe jashtë. Si duket nuk mund të lëvizin nga faktorët që i krijuan këto fraksione andaj i përmendin në çdo kontekst”, tha për TV21, Bujar Osmani nga BDI.

Edhe përkundër këmbënguljes së Alternativës se nuk e do Lëvizjen Besa brenda koalicionit trepalësh, Aleanca për Shqiptarët si ideatore e kësaj nisme, vazhdon të përsërisë se kjo gjë mund të bëhet realitet.