Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shala përmes një postimi në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se ftesës do t’i përgjigjet më 5 shkurt.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Dua të ju informoj që kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 05.02.2020.
Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!
Me këtë rast, dua të falenderoj trungun tim familjarë që më edukoi në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut tim. Shpreh falenderim dhe mirënjohje për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata bënë.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!.