Osmani nuk do zgjedhje pa VMRO-në: Zgjedhjet e njëanshme, fillim i krizës!

Zgjedhjet e një anashme janë vetëm thellim i krizës poltike, vlerëson zëvendëskryeministri, njërherazi edhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani. Ai sot kërkoi nga dy liderët maqedonas Zoran Zaevi i LSDM-se dhe Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE-se qe te merren vesh per daten e zgjedhjeve dhe të lënë anash taktikat politike që mund ta zhysin vendin në krizë të thellë.

“Zgjedhje duhet të ketë. Shteti ka nevojë për stabilitet politik, për parashikueshmëri politike, veçanërisht në kushte kur po ballafaqohemi me vazhdim të pandemisë. Por hyrja e njëanshme në zgjedhje është thellim i krizës politike, rrumbullakësim i qarkut vicioz, nga një krizë shëndetësore, në krizë socio-ekonomike, tani në një krizë politike, e cila pastaj shumë lehtë mund të transformohet në krizë institucionale, bile edhe në krizë të sigurisë. Unë mendoj se duhet të shfrytëzohet kjo ditë, sot, që duke i lënë anash taktikat politike e partiake, që të gjejnë një koncesus për zgjedhje në fillim të korrikut. Mendoj se dallimet janë të vogla ndërmjet partive poltike. Është çështje ditësh dhe nuk guxojmë ta fusim vendin në krizë të thellë politike për shkak të dy-tre ditëve dallim, për të cilën as nuk kam shpjegim logjik se cila do të ishte pesha për njërën ose tjetrën palë, tre ditë më herët ose tre ditë më vonë” tha Osmani.

Pas perfundimit te gjendjes se jashtezakonshme ne mesnate, ne vend kane filluar te rrjedhin afatet per zgjedhjet parlamentare. Por, VMRO-DPMNE-ja kerkon qe data e zgjedhjeve te caktohet me konsensus mes partive, duke aluduar se mund te bojkotoje procesin nese nuk pranohen kerkesat e saj per zgjedhje.

“VMRO-DPMNE është për konsensus, por jo edhe për diktate të Zoran Zaevit. Zgjidhja për të mirën e shtetit dhe popullit është ajo që i duhet në momentin Republikës së Maqedonisë. Qëllimi ynë është të arrijmë mjedisin më të sigurt të mundshëm për zgjedhje në rrethana të tilla komplekse”, pohoi Orce Gjeorgjievski nga VMRO – DPMNE.