Osmani: Nëse Kosova dëmtohet, RMV tërhiqet nga “Open Ballkan”

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani shprehet se Maqedonia e Veriut do të tërhiqet nga nisma nëse dëmtohet Kosova.

I ftuar në Syri tv, ministri thotë se nisma e Ballkanit të Hapur ka për qëllim eliminimin e barrierave dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes shteteve.

“Nëse dikush më dëshmon që me Ballkanin e Hapur dëmtohet drejtpërdrejt interesi i Kosovës, ja ku po e them publikisht se Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë asnjë minutë në atë iniciativë. Nuk ndërtojmë ne interesin tonë në kundërshtim me interesin e Kosovës”, u shpreh Osmani.