Osmani: Ndërhyrja e NATO-s na dha krahë për të ndërtuar vendin që e duam sot

Chairwoman of the Assembly of Kosovo and acting President of Kosovo Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in Kosovo capital Pristina on Friday, Nov. 13, 2020. Kosovo’s acting president complains that the European Union is not treating Kosovo on “an equal footing” with its former war foe, neighboring Serbia in the negotiations on normalizing their ties. Osmani on Friday said that Brussels was not learning from the mistakes of the past and was treating Serbia as “a spoiled child.” (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se si sot 23 vjet më parë, fati dhe jeta e gjithsecilit ka marrë kthesën e shpresës.

“Kjo, me ndihmën e aleatëve tanë, të cilët vendosën t’i japin fund gjenocidit dhe krimeve të paskrupullta nga ana e Millosheviqit që synonte me çdo kusht shfarosjen e popullit tonë. Bombat e drejtuara mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe ishin sinjali i parë se shpresa dhe e drejta e dy milionë shqiptarëve për liri dhe demokraci po jetësohej”.

E para e vendit, në adresimin për 23 vjetorin e intervenimit të NATO-s, tha se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s, ashtu si edhe trupave paqeruajtëse, grave e burrave të cilët i dolën në krahë te drejtës dhe paqes.

“Ndërhyrja e NATO-s i hapi rrugë rilindjes së lirisë dhe demokracisë në Kosovë. Kjo, pas dekadash dhune, aparteidi e diskriminimi sistematik që rezultoi në një luftë të përgjakshme e udhëhequr nga synimet fashiste për të vrarë, përdhunuar e shpërngulur më dhunë popullin e Kosovës nga toka e tyre”.

Osmani deklaroi se është për të ardhur keq që sot Kosova është në pozicicion ku duhet ta mbrojë vendimin e drejtë të NATO-s për ta ndalur gjenocidin në Kosovë.

Megjithatë, ajo tha se nuk do të ndalen asnjëherë nga mbrojtja e së vërtetës.

“E vërteta është kjo: ndërhyrja e NATO-s nuk ishte vetëm e nevojshme, por ishte mëse e mirëpritur nga populli i Kosovës. Vetë ekzistenca jonë si popull i lirë dhe i pavarur është suksesi i përbashkët i rezistencës sonë çlirimitare dhe vendimit të NATO-s për të ndërhyrë”.

“Në këto 23 vite, ne ua kemi dëshmuar aleatëve tanë se ndërhyrja nuk ishte thjesht një gjest njerëzor e fisnik, por ishte veprimi i vetëm i mundshëm. Ndërhyrja shpëtoi jetë, krijoi shpresë, na dha krahë për të ndërtuar vendin që e duam sot dhe na mundësoi t’i japim zë sukseseve të Kosovës si shtet i pavarur e Sovran”.

Ajo tha se për forcat destruktive që sot i vënë në pikëpyetje qëllimet e NATO-s ajo që është më me rëndësi është se populli i Kosovës që është populli më pro NATO në botë e di të vërtetën, ashtu edhe si bota demokratike.

E para e vendit ka përmendur edhe pushtimin rus të Ukrainës duke thënë se Kosova rreshtohet krah aleatëve të saj për ta dënuar agresionin rus.

“Sot, edhe një herë, shohim se si shkelet demokracia dhe vritet liria. Pikërisht sot, më 24 mars, NATO është mbledhur për të disktuar për agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës. Pamjet rrënqethëse të sulmeve ndaj civilëve të pafajshëm ukrainas janë përkujtues i rëndë e i vështirë i një të kaluare të errët për popullin tone”.

“Por ne, si shtet, nuk i kemi marrë asnjëherë të mirëqena veprimet e aleatëve tanë në mbështetje të Kosovës. Këtë ua kemi dëshmuar duke u rreshtuar në një vijë me ta e duke qëndruar të bashkuar përballë tiranisë e autokracisë.

“Po ashtu, një gjë është e sigurt: mësimet nga e kaluara qartësojnë vizionin për të ardhmen, prandaj Kosova dhe ne si qytetarë të saj kemi përkushtim të përhershëm rrugën drejt antarësimit në familjen euro-atlantike duke mbrojtur vlerat e përbashkëta për liri dhe demokraci”.