Osmani me binjaket e saj i bënë vezët e Pashkëve me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me binjaket e saj, vezët e Pashkëve i bënë me ngjyra të Ukrainës.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani teksa ka ndarë dy fotografi të artit në vezë, shkroi: “Ne ia kushtuam lyerjen e vezëve të Pashkëve të këtij viti Ukrainës. Paqja mbizotëroftë mbi luftën dhe dashuria mbi urrejtjen. #Gëzuar Pashkët #Ukrainë”, transmeton Klankosova.tv.