Osmani: Marrëveshje me Sofjen ose rrezikojmë konflikt të ngrirë

“Tani është koha e duhur për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, nëse kjo nuk ndodh në të ardhmen e afërt, mosmarrëveshja mund të përshkallëzohet në një “konflikt të ngrirë”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një intervistë për televizionin bullgar BTV.

“Mendoj se në të ardhmen do të ketë gjithnjë e më pak forcë, energji dhe guxim për çdo politikan që ta trajtojë këtë temë me guxim. Prandaj kam frikë se në një apo dy muaj ky do të kthehet në një konflikt të ngrirë që do të zgjasë me vite.

“Jam i bindur se në gjysmën e dytë të këtij viti nuk do të kemi të njëjtat forca që të angazhohemi plotësisht, me gjithë energjinë e qeverisë, për ta zgjidhur këtë çështje, siç po bëjmë tani”, tha Osmani. (INA)