Osmani: Maqedonia është e katërta në NATO për kokë banori sa i përket ndihmës për sigurinë për Ukrainën

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha sot se vendi ynë është i katërti në NATO për kokë banori sa i përket mbështetjes së sigurisë për Ukrainën, për kokë banori.

Në konferencën për shtyp me shefen e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, Osmani tha se Maqedonia e Veriut “që nga dita e parë ka një qëndrim të qartë në dënimin e agresionit të paprovokuar dhe të padrejtë rus kundër Ukrainës”.

“Jo vetëm që filluam menjëherë me ndihmën ushtarake dhe humanitare, por edhe Maqedonia e Veriut renditet e katërta në NATO për frymë për sa i përket mbështetjes së sigurisë që i është dhënë Ukrainës.

Ne gjithashtu i jemi bashkuar të gjitha 10 pakot e sanksioneve të BE-së dhe si vend kandidat jemi 100 për qind në përputhje me politikat e BE-së”, tha Osmani.