Osmani: Kosova vend i vogël, por duke punuar me SHBA-në mund të ketë impakt të rëndësishëm në botë

Chairwoman of the Assembly of Kosovo and acting President of Kosovo Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in Kosovo capital Pristina on Friday, Nov. 13, 2020. Kosovo’s acting president complains that the European Union is not treating Kosovo on “an equal footing” with its former war foe, neighboring Serbia in the negotiations on normalizing their ties. Osmani on Friday said that Brussels was not learning from the mistakes of the past and was treating Serbia as “a spoiled child.” (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në takim ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen E. Donfried, dhe zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.

Pas takimit Osmani dhe dy zyrtarët amerikanë kanë mbajtur një konferencë për media.

Osmani ka thënë se ka shprehur shqetësimin e Kosovës për moszbatrimin e marrëveshjeve të arritura nga Serbia.

“Kam shprehur shqetësimin edhe për mos shpërbërjen e strukturave paralele”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Ajo ka thënë se aleatët amerikan do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të ruajtur paqen në Ballkan.

“Amerika e mbështet sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës”.

Presidentja e Kosovës ka thënë se janë zotuar para amerikanëve se do të mbrojnë pakicat siç e përcakton kushtetuta.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh se Kosova në rajon dhe më gjerë. Ne kemi treguar angazhimin tonë proaktiv siç ishte me rastin e pritjes së refugjatëve afgan, gatishmërinë për të pritur refugjatë ukrainas. Angazhimi ynë aktiv në ruajtjen e paqes në rajon dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë në përputhje me qëndrimet e aleatëve tanë. Ne mund të jemi vend i vogël por duke punuar me partnerët tanë, por duke punuar me aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  mund të kemi impakt të rëndësishëm në botë”, deklaroi tutje Osmani.