Osmani kërkonte lehtësimin e masave, tani shqetësohet me shifrat

Lidhur me rastet e reja me koronavirus i shqetësuar është shprehur edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili gjatë muajit të ramazanit ishte angazhuar që besimtarëve që mos u mohohet e drejta e ritualeve por të rikthejnë kontaktin me fenë dhe të kryejnë besimet e tyre fetare. “52 raste te reja dhe 4 te vdekur brenda një nate. Këta nuk janë vetëm numra dhe statistika por janë prindër, fëmijë, vëllezër, motra, shoke, fqinje tanë. Po vdesin me dhimbje ne gjoks e vështirësi ne frymëmarrje para syve tanë. Çfarë argumente tjera na duhen për te besuar?”, ka shkruar Osmani në facebook./ALSAT