Osmani ia bën të qartë Lajçakut: Territori i Kosovës nuk diskutohet në dialog!

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pasur disa porosi për skenën politike në vend pas takimit me u.d e presidentit Vjosa Osmani.

Lajçak ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme duke uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për rezultatin.

“Një Kosovë që ka përfunduar zgjedhjet, i kanë dhënë një mandat të fortë zonjës Osmani dhe z.Kurtit. Kam disa mesazhe, i pari është ai urime për zgjedhjet parlamentare, që për herë të parë janë mbajtur pa një rol aktiv të komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Lajçak.
ImageFoto galeri

Emisari i BE-së ka thënë se mesazhi i dytë është që Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, tashmë me administratën Biden kanë marrëdhënie më të afërt se që mund të parashihet.

“Mesazhi i dytë është se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara një në një partneritet dhe dëshiroj të theksoj se me ardhjen e administratës Biden marrëdhënia është me e afërt që mund të parashihet”, ka thënë tutje ai, duke shtuar se mbështetin programin për luftim të korrupsionit dhe krijim të vendeve të reja të punës.

“Mesazhi i tretë i imi është mbështetja për programin elektoral të z.Kurti dhe zonjës Osmani. BE do të mbështes vendet e reja të punës e luftimin e korrupsionit, këto janë edhe prioritete tona”, ka thënë ai.

Sa i përket vazhdimit të dialogut, Lajçak thotë se dialogu do të vazhdojë.

“Mesazhi numër katër është që shtetet e BE dhe Shtetet e Bashkuara mbështetësin vazhdimin e dialogut për çështje që janë të rëndësishme për secilin shtetas të Kosovës, në këtë kontekst kisha një diskutim të gjatë me zotin Kurti dhe zonjën Osmani. Dialogu do të vazhdojë, do t’i krijojmë disa procedura interne”, tha emisari i BE-së që në fund bëri thirrje për unitet politik në Kosovë.

“Mesazhi im përfundimtar është për unitet politik në Kosovë, dialogu nuk është përgjegjësi e një ane apo partie politike, por e të gjitha partive”, ka thënë ai.

***

U.d Presidentja, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak.

Ajo tha se në emër të të gjithëve ia bëri të qartë që dialogu ndërmjet dy vendeve duhet të rezultojë në njohje reciproke.

Po ashtu Osmani u shpreh që nuk do lejojë që territori i Kosovës të jetë pjesë e dialogut, pasi që Kosova e ka përmbyllur statusin e saj njëherë e përgjithmonë.

“Diskutim përmbajtësor, e bëra të qartë që për në procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim i cili do të ndihmojë që Kosova të jetë e përgatitur, të respektojë interesat e qytetarëve në një proces që duhet të rezultojë më njohje të Serbisë, me kufijtë aktual dhe Kushtetutën aktuale. Sapo të formohen institucionet, të gjitha informatat për këtë proces që po i mbush 10 vite të shqyrtohen nga institucionet. Sa i përket qasjes së re, duhet të hapet një kapitull i ri në këtë proces. Duhet të sigurohemi që të respektohen mandatet nga parlamenti. Nuk do të lejojmë të territori të jetë pjesë e dialogut. Kosova e ka përmbyllur statusin e saj njëherë e përgjithmonë, nuk ka çfarë të negociohet rreth statusit të Kosovës”, tha ajo.

“Te kemi koordinimin të afërt me opozitën për këtë proces. Personalisht si presidente do të punoj shumë më të gjithë. Presim që do te jetë koordinimin ndërmjet BE-së dhe SHBA-së. Kosova gjithnjë e ka shprehur bashkëpunimin ndaj të gjithë fqinjëve, edhe ne rastin e Serbisë pavarësisht që nuk ka kërkuar falje. Është koha që në Bruksel të merret përgjegjësia. Kërkesa jonë për drejtësi do jetë kërkesa themelore që do ta themi në çdo relacion me Serbinë. Marrëveshja duhet të rezultojë më njohje reciproke, kjo është zgjidhja e vetme”, deklaroi Osmani.

Lajçak deklarohet përsëri për hartën: Aty është e qartë ndarja në mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në Kosovë, për një vizitë tri ditore.

Lajçak ka zhvilluar një takim me u.d së presidentes, Vjosa Osmani, ku pas përfundimit të takimit të dy janë deklaruar para mediave.

Me këtë rast, Lajçak është pyetur edhe lidhur me hartën e cila ishte komentuar gjatë ditëve të kaluara e cila gjendej në zyrën e Lajçak, e ku në të njëjtën hartë Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Lajçak deklaroi se sa i përket çështjes së hartës, një zyrtar i Bashkimit Evropian mund të përdorë vetëm hartat zyrtare të Bashkimit Evropian dhe kjo është harta cila i është dhënë.

“Në atë hartë ndarja mes Kosovës dhe Serbisë është e qartë, kjo ka krijuar një reaksion emocional dhe do të ishte shumë jo-profesionale nëse unë do të vendosja harta të tjera. Duhet të respektojë pozitën e BE-së por kjo është dëshmi se kemi nevojë për dialogu dhe do të jetë harta e njëjtë në fund të dialogut dhe për këtë po punojmë. Besoj se mund të kompletojmë këtë proces me një marrëveshje gjithëpërfshirëse të mandatit të z.Kurti dhe zonjës Osmani deh nuk shoh pengesa në këtë rrugë”, deklaroi Lajçak.

Duhet përkujtuar që Lajçak pati reaguar edhe më parë lidhur me raportimet për hartën në fjalë ku Kosovë shihej si pjesë e Serbisë, duke thënë se Kosova është e ndarë nga Serbia.

Lajçak: Pas takimeve me Kurtin dhe Osmanin u dakorduam që dialogu të vazhdojë

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se dialogu mes të dyja shteteve do të vazhdojë.

Lajçak tha se pas takimit të mbrëmshëm me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe takimit të sotëm me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani u dakorduan për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Kjo është vizita ime e tretë në kapacitetet që kam, siç edhe kam thënë në vizitën e kaluar pres që të vijë më shpesh këtu”.

“Pas takimeve që kam pasur me Osmanin dhe Kurtin dhe diskutimeve që kemi pasur jemi dakord për vazhdimin e dialogut që ka nisur që ka korriku”, tha Lajçak.

***

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka kërkuar hapjen e një kapitulli të ri të dialogut Kosovë-Serbi. Pas takimit me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak tha se dialogu duhet të rishikuar me parimet që nuk cenojnë integritetit territorial dhe po ashtu Kushtetutën e vendit.

E në fund të jetë marrëveshje me njohje reciproke.

“E bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës dhe atij që drejtoj se për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim i cili ndër të tjera do të ndihmojë që Kosova të jetë e përgatitur dhe të respektojë interesat e veta në një proces që bie njohjen reciproke me kufijtë aktual dhe në respektim të Kushtetutës. Po ashtu, institucioneve të reja duhet t’iu bartet të gjitha informatat dhe ato marrëveshje që janë arritur të shikohet deri ku kanë arritur në zbatimin e tyre, por nga vlerësimi i deritanishëm del se Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjet”, tha ajo.

Nis takimi Vjosa Osmani-Miroslav Lajçak

Ka nisur takimi i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.
ImageFoto galeri

Takimi po mbahet i mbyllur për media, derisa, nuk dihet nëse palët do të deklarohen para gazetarëve.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak edhe sot do të qëndrojë në Kosovë.
ImageFoto galeri

Në ditën e dytë të vizitës së tij, Lajçak ka paraparë disa takime me liderët në vend.

Lajçak takimin e parë e ka pasur dje me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, i cili edhe ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.

Emisari i BE-së do të qëndrojë edhe nesër në Kosovë, derisa, pas vizitës në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd.

Osmani takon sot Lajçakun

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani takon sot të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi mbahet sot në ora 08:00.

Lajçak mbrëmë është takuar me Albin Kurtin dhe komandantin e KFOR-it, Franco Federici.

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ndodhet për vizitë treditore në Kosovë.

Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Beogradin.