“Osmani gaboi me Macron”

Analistët: Kosova nuk mund të kërcënojë ndërkombëtarët

Të pamatur e konsiderojnë analistët deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se anulimi eventual i liberalizimit të vizave do të vriste dialogun.

Rrahman Paçarizi njohës i çështjeve politike dhe profesor në Fakultetin e Gazetarisë konsideron se presidentja duhet të jetë e kujdesshme në komunikimin e saj me faktorin ndërkombëtar.

“Ishte një kërcënim krejt i kotë pasi të gjithë e dinë edhe fuqinë e zonjës Osmani, por edhe të Kosovës për të bërë kërcënime të tilla.”

Politologu Albinot Maloku thotë se Kosova nuk është në pozicion për të kërcënuar me ndërprerje të dialogut.

“Nuk përputhet me parimin thelbësor të Kosovës, krijimin e raporteve më të mira diplomatike, ndërkombëtare me vendet mike.”

Presidentja Vjosa Osjami një ditë më parë ka kërcënuar me ndërprerje të dialogut Prishtinë Beograd duke iu kundërpërgjigjur presidentit francez i cili tha se shteti i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

Tv Klan