Osmani: Do të vazhdojmë komunikimin me Sofjen

-Është e qartë se duhet qeveri politike dhe institucione politike që të mund të tejkalohet në zgjidhje, kështu e komentoi fillimisht dështimin e formimit të qeverisë së re bullgare ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, transmeton Alsat. Osmani tha se autoritetet do të vazhdojnë komunikimin me qeverinë teknike në Sofje.

“Ne jemi të gatshëm për të vazhduar bisedimet, vazhdojmë me reformat e brendshme në pjesën e integrimeve evropiane dhe jemi në pritje të parashikimeve në Bullgari që të mund të ulemi edhe pse vlerësoj se edhe në kushte të qeverisë teknike ka mundësi të tejkalohen dallimet. para nesh është edhe Samiti i BE-së më 6 tetor, nën suaza të presidencës sllovene, që është mundësi të kurorëzohet suksesi dhe të jepet mesazh serioz për Ballkanin Perëndimorë”, tha Osmani.