Osmani: Do të takohemi me VV-në!

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se shumë shpejt do të takohen më përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkë qeverisës.

Në një intervistë për KosovaPress, Osmani e la të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo.