Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në një deklaratë për shtyp për kërkesën e VMRO-DPMNE-së për të thirrur Joevskin në takimin me grupet e punës për Ligjin për Prokurorinë Publike, tha se VMRO-DPMNE-ja ka vetëm për qëllim të zvarrisë procesin, sepse një gjë të tillë nuk e ka kërkuar përpara se të takoheshin grupet e punës. “VMRO-ja nuk e dorëzoi atëherë kërkesën për Joevskin por vetëm për përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-ve. Joevski do të thirret në debatin publik për këtë propozim-ligj dhe shpresojmë se VMRO-ja do e shqyrtojë vendimin”, tha Renata Deskoska.
Lajme Ligji për Prokurorinë, Deskoska: Kërkesa e VMRO-së për të zvarritur procesin