Osimhen: Është e vështirë të gjej ndonjë klub më të mirë se Napoli

Victor Osimhen ka diskutuar në lidhje me të ardhmen e tij.
Në një intervistë të dhënë së fundi, ai tha se do të ishte e vështirë që ta gjente ndonjë klub më të mirë për të sesa Napoli.

Në gjykimin e nigerianit, napoletanët janë prej më të mirëve të Evropës, sa i përket futbollit të luajtur.

“Për mua është e vështirë të gjesh diçka më të mirë se Napoli. Është një top klub, një nga më të mirët në Evropë”, thotë Il Mattino.

“Jam i fokusuar vetëm për të fituar këtu, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi ai.