Orsato, gjyqtari kryesor në gjysmëfinalen Kroaci – Argjentinë

Gjyqtari italian, Daniele Orsato dhe ai i VAR-it, Massimiliano Irrati, janë caktuar për të gjykuar gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror Katar 2022 në mes të Argjentinës dhe Kroacisë.
Orsato ishte një nga kandidatët kryesorë për ta gjykuar edhe Finalen e këtij Botërori, veçanërisht pasi ishte ai që gjykoi edhe ndeshjen hapëse të turneut në mes të Katarit dhe Ekuadorit, e më pas edhe fitoren e Argjentinës 2-0 ndaj Meksikës në fazën e grupeve.

Italiani ka gjykuar vetëm një herë Argjentinën, dhe atë ndaj Meksikës në këtë garë, kurse me Kroacinë njihet mirë pasi ka gjykuar tri ndeshje të saj – dy fitore dhe humbjen 1-0 ndaj Anglisë në EURO 2020.

Ndeshja zhvillohet të martën e 13 dhjetorit me fillim nga ora 20:00 në Katar.