Orlando ndali Jamesin dhe Lakersat

Orlando Magic fitoi si mysafir tek Los Angeles Lakers 119:118 dhe kështu ndërpreu serinë prej nëntë fitoreve radhazi ekipit me bilans më të mirë në konferencën e Perëndimit.

LeBron James pati 19 pikë, 19 asiste, megjithatë gjuajtje të dobët 7-19.

Në anën tjetër, Fultz shënoi 21 pikë, 11 kërcime dhe 10 asiste.
Orlando tani mbanë vendin e shtatë në Lindje, kurse Lakersat edhe më tej janë të sigurt në Perendim me 33-8.