Oriola Marashi iu gëzua vendimit të Qeverisë.
Oriola Marashi këto ditë ka bërë thirrje që të mbani maskat, për ta mbrojtur veten dhe të tjerët, shkruan lajmi.net.
Modelja, përmes postimit të fundit përshëndeti vendimin e fundit të Qeverisë së Shqipërisë, me të cilin bartja e maskave bëhet obligative nga dita e enjte.
“Nga te enjten e mbrapa maska e detyrueshem, janë të mirëseardhura!”, ka shkruar ajo.
Oriola Marashi është aktive me fotosesione të reja, në të cilat shfaqet tejet atraktive, duke theksuar figurën trupore.