Big Basta: Familja është gjëja më e shenjtë në këtë univers

Reperi bëri dedikimin e ndjerë për familjen.

Big Basta dhe Vesa Luma tash e një kohë po jetojnë dhe veprojnë në Zelandë të Re, shkruan lajmi.net.

Çifti së fundi kanë udhëtuar për pushime bashkë me vogëlushin e tyre Lianin dhe po i shijojnë në maksimum këto ditë.

Në postimin e fundit, Big Basta bëri një dedikim emocionues për familjen, duke thënë se është gjëja më e shenjtë në univers.

“Familja eshte gjeja me e shenjte ne kete univers! Jam i bekuar cdo te mijetat e sekondit qe jam i rrethuar me energji pozitive, me femi, niper e mbesa, me buzeqeshje dhe qetesi shpirterore… Ne gjithe rrugetimin deri me sot asgje nuk ka qene e lehte sikur duket ne foto. Ka pasur pengesa, lot dhe premtime. Djaj qe donin te na digjnin dhe budallenj qe mendonin se kishin te drejte te gjykonin vendimet tona. Ne fund te fundit, eshte jeta jone dhe vendosim NE per te. Uroj me shpirt te jeni sa me te lumtur dhe qe te kaloni cdo pengese ne jete. Uroj te keni familjet sa me mire dhe femijet tju kene shendet! Sa jeni ne kohe dhe per aq sa keni ne dore, vendosni per te ardhmen e tyre. Gishtin e mesit per ate qe ju bllokon endrrat dhe koken lart se jeni heronj ne syte e familjes suaj! Ju dua shume, edhe nese nuk ndajme te njejtat mendime rreth fushave te ndryshme! Kemi nevoje per njeri tjetrin ne keto kohe injorance! 💙💙”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Big Basta së fundi ka publikuar një video, në të cilën flistet për realitetin në trojet shqiptare.