Së fundmi, Oriola Marashi ka ndarë fotografi nga Stambolli e cila mori pëlqime dhe komente të shumta, shkruan lajmi.net.
E veshur me veshje të ngushtë dhe një kapele në kokë, modelja vuri në pah tiparet e saj të formësuara trupore.
Ajo ka postuar disa fotografi derisa shihet se ka pozuar nga makina dhe jashtë saj. “Merrni një moment për të vlerësuar se sa i mrekullueshëm jeni”, ka shkruar si përshkrim në postim.
Ndryshe, Oriola Marashi është ndarë nga futbollisti Eros Grezda, megjithatë dyshja nuk kanë sqaruar asgjë për publikun./Lajmi.net/