Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër për herë të parë

Orinda Huta njoftoi ndjekësit dhe fansat e saj përmes një fotosesioni teksa shihet pranë bashkëshortit të saj Turjan Hysko, shkruan lajmi.net.

“Duke pritur mrekullinë qe Zoti zgjodhi të na bekojë”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë që ka zgjedhur ta postoj.

Çifti janë martuar tash e katër vite dhe deri më tani nuk kanë zbuluar për ndonjë shtatzëni mirëpo pas gjithë kësaj kohe Orinda dhe Turjani janë në pritje të fëmijës së parë.

Dyshja nuk kanë zbuluar se cila është gjinia e fëmijës vetëm se kanë treguar për ndjekësit se janë shumë të lumtur që do bëhen prindër për herë të parë./Lajmi.net/