Ish-konkurrentja e “Përputhen” jep deklaratën e fortë: Atdheu është turpi i Kosovës

Kjo e fundit tregoi edhe një situatë e cila ka të bëjë pikërisht me Atdheun që ka ndodhur në Prime, shkruan lajmi.net.

Antonela tregoi se Atdheu ka qenë duke e goditur me karrige mirëpo Shqipja tha se ishte si me shaka megjithatë një sjellje e tillë ndaj një femre është e patolerueshme.

E ftuar në Shqipëria live, Shqipe Hysenaj e diskutoi gjithë situatën teksa dha edhe një mendim rreth Atdheut duke e quajtur turpi i Kosovës.

“Më hodhi karrigen thjesht për të më trembur që i bie dhunë verbale, psikologjike. Atdheu për mua është turp, është turp i Kosovës”, thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”.

Ndryshe, pas gjithë skandalit Atdheu është pezulluar nga programi dhe nuk dihet a do të rikthehet sërish./Lajmi.net/