Origi ‘ndërton’ lojtarin ideal, përfshihen yje aktual të futbollit

Goal.com intervistoi së fundmi ish-sulmuesin e Liverpoolit, Divock Origi.

Ata bënë një bisedë interesante, ndërsa i kërkuar që të ndërtonte futbollistin e tij ideal duke zgjedhur pjesë të ndryshme nga lojtarë të ndryshëm.

Sulmuesi belg bëri një përzgjedhje që po cilësohet si një lojtar që do të ishte i kompletuar në të gjitha format.

“Këmba e majtë? (Lionel) Messi,

Këmba e djathtë? Cristiano (Ronaldo),

Shpejtësia? (Kylian) Mbappe,

Forca? (Virgil) Van Dijk,

Aftësitë? Neymar ,

Inteligjenca? (Kevin) De Bruyne”.

Origi aktualisht po luan për Nottingham Forest, i huazuar nga Milani. Në përgjithësi, ai ka regjistruar 66 gola dhe 27 asistime në 345 ndeshje në karrierën e tij të klubit.