Organizata Botërore e Shëndetësisë e brengosur për rritjen e rasteve globale me koronavirus

Ende nëpër botë ka disa vatra që po shkaktojnë shqetësim lidhur me koronavorusin, ka thënë një zyrtare e lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“OBSH po vështron me vëmendje rritjet e madhe të numrit të rasteve në Rusi, Afrikë, në dy kontinentet e Amerikës, në disa vende në Azi të Jugut dhe në disa vende në Evropë”, është shprehur Maria Van Kerkhove, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“Këto janë zona për të cilat në brengosemi, sepse siç e dimë, ky virus mund të përhapet shumë, shumë shpejt. Pasi mund të përhapet dhe të hiqet shpejt, ky virus prek popullsitë e ndjeshme dhe ky është shqetësim i madh për ne”.

Ajo ka thënë se shpreson që vaksina kundër Covid-19 të mund të jetë e gatshme deri në fund të vitit.