Orar “japonez” në autobusin kosovar

Kushdo që udhëton në relacionin Prishtinë – Strofc, mund të mburret se linja e autobusit nga kryeqyteti deri në këtë fshat të Vushtrrisë e ka një orar goxha preciz dhe specifik për kushtet kosovare.

Klankosova.tv  ka siguruar fotografi të orarit të varur brenda autobusit të një kompanie private, e ku koha e nisjes nga Prishtina në 3 nga 6 sa termine sa i ka nga ky drejtim, është interesante – niset në 10:03, 11:43 dhe 17: 57.