Ora policore, kërkohet dënim me nga 2 000 euro për 38 persona nga Shkupi

Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup sot dorëzoi 24 propozime për dhënie të urdhëresave ndëshkuese me të cilat janë përfshirë gjithsej 38 persona për vepër penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, të pandehurit akuzohen se nuk kanë vepruar sipas vendimit për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e shtetit, dhe gjatë orës policore janë zënë duke lëvizur në lokacione të ndryshme të qytetit.

Prokuroria për të gjithë të akuzuarit ka propozuar dënime në para nga 100 gjoba ditore, me ç’rast vlera e një gjobe ditore të përcaktohet me 20 euro në kundërvlerë të denarit.