Ora policore, 35 shkelje gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 67 personave kurse 350 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Prej 1.819 kontrolleve të kryera nga policia, janë regjistruar dy shkelje të masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 35 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 19 persona janë ndaluar nga policia, dy janë paralajmëruar kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

345 persona tjerë janë futur në karantinë shtetërore./Alsat