Ora e Albinit!

Albin Kurti është më insituesi, më i përgjegjshmi dhe më i duruari i të gjithë lidershipit politik mbarë shqiptar.
Ai provoi burgun në kohën e Millosheviçit dhe nuk u thye. Provoi dajakun,dhunosjen dhe burgimin ndërkombëtar dhe vendor kur doli nga burgu dhe krijoi Vetëvendosjen. Provoi sëmundjen, nëpërkëmbjet dhe izolimin ndërkombëtar dhe i përballoi. Provoi dhe puçin e drejtuar nga kundërshtarët e tij brenda levizjes politike, që vetë krijoi, me sponsorizim politik nga Tirana dhe drejtuesit e tjerë të Prishtinës dhe rezistoi.
Albin Kurti i tha “JO” çdo pazari që vinte për pushtet nga brënda dhe jashtë Kosovës. Albin Kurti nuk u thye as pas sondazheve të blera dhe të parapaguara të Gani Bobave dhe CO që kishte mbarapa vetes, por vijoi luftën e tij politike.
Albin Kurti pranoi vetëm një pazar: Atë që i dha vota e popullit kur e çoi kryeministër. Por kjo nuk mjaftoi. Vota qytetare që i dha mandatin e qeverisjes Albinit dhe Vjosës u vodh dhe u deformua pak nga përfaqsuesit e njejtë të oligarkisë në Tiranë dhe Prishtinë, dhe pak nga të njejtët emisarë të Beogradit në Tiranë dhe Prishtinë.
Prapë Albini nuk u thye, nuk i tradhëtoi as ata që e votuan, as parimet e tij. Albinit i thanë: O nënshkruaj këtë marrëveshjen paçavure të Grenell-it që Kosovës i jep më pak se Kushtetuta e Titos në 1974, ose kumbarët lobistë ndërkombëtare të Hashimit e të Isës me valë të njejta Wi-Fi me Vuçiçin dhe Tiranën qeveritare për Mini-Shengenin ballkanik do të të zhdukin nga politika.

Albini prapë qëndroi! Nuk pranoi, as ndarjen e Kosovës, as Mini-Shengenin duke e ditur mirë se të dyja do të thonin zhbërje të shtetit të Kosovës, për të ruajtur kokat e tyre.
Sot, fatkeqësisht, ata që ishin violinë e parë për shkatërrimin e Albinit dhe të Vetëvendosjes nuk i kanë më kumbarët lobistë ndërkombëtarë që t’i mbrojnë dhe janë në Hagë. Këta pensionistë politik, që mbijetojnë që nga koha e ish-Jugosllavisë nuk qëndrojnë dot në këmbë për vete dhe njerëzit e tyre nuk i besojnë dot. Ata menduan se do shkatërronin Albinin, por prenë trungun ku i kishte ngulur vota e qytetarëve të vetë.
Ora e Albinit, e Vjosës, e qytetarëve dhe të rinjve të Kosovës erdhi, se është ora e votës së lirë! Është ora e votës së qytetarëve kundër oligarkëve, kundër hajnave, kundër shërbyesve të të gjithë pushteteve; kundër atyre që shesin jo Kosovën, por dhe nënë e babë për pak pushtet; kundër atyre që s’duan t’ja dijnë për 10.500 civilë të vrarë 20 vjet më parë dhe ulen me Vuçiçin sa herë t’ua kërkojë xhepi dhe interesi. Është ora e Rinisë shqiptare! Është ora e Albinit dhe e Kosovës!

ANISA BAHITI ✍🏻