Opozita shqiptare s’do t’i votojë zëvendësministrat: S’kanë peshë politike (Video)

Deputeti i koalicionit ASH-AAA, Syrija Rashidi, në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se opozita shqiptare nuk do t’i votojë zëvendësministrat e rinj të qeverisë Zaev 2, pasi vlerëson se ata nuk kanë asnjë peshë politike.
“Nuk e kemi ndërmend t’i votojmë zëvendësministrat pasi janë figura që ne vlerësojmë se nuk kanë asnjë peshë në raport me ministrat dhe në këtë drejtim seriozisht duhet të mendohet. Mendoj se qytetarëve nuk i intereson se kush në çfarë posti zgjidhet sepse ato janë zgjidhje për interesa personale. Qyetarëve ju intereson çfarë do të sjellin këto zëvendësministra. Ju intereson a do të kthejnë sado pak shpresën dhe të ndalin ekzodin masiv që çdo ditë po na ndodhë”, tha Rashidi./Gazeta LAJM

Opozita shqiptare nuk do t'i votojë zëvendësministrat: Nuk kanë asnjë peshë politike

Opozita shqiptare nuk do t'i votojë zëvendësministrat: Nuk kanë asnjë peshë politike

Posted by Lajm TV on Tuesday, September 22, 2020

Lista e plotë e zevendesministrave:

Zv/ministër i mbrojtjes – Bashkim Hasani

Zv/ministër i brendshëm – Nazim Bushi

Zv/ministër i drejtësisë – Agim Nuhiu

Zv/ministre e jashtme – Fatmire Isaku

Zv/ministër i financave – Dimitar Kovaçevski

Zv/ministër për sistem politik – Ilhan Rahman

Zv/ministër i ekonomisë – Zoran Manevski

Zv/ministër i bujqësisë – Trajan Dimkovski

Zv/ministër i shëndetësisë – Ilir Hasani

Zv/ministër i arsimit – Arafat Shabani

Zv/ministër i kulturës – Sedat Sulejmani

Zv/ministër i pushtetit lokal – Zoran Dimitrovski

Zv/ministër i punës sociale – Enver Husein

Zv/ministër për shoqëri informatike dhe administratë – Aleksandar Bajdevski

Zv/ministër për transport dhe lidhje – Bekim Rexhepi

Zv/ministre e ekologjisë – Hristina Oxhaklieska.