Operohet Kyle Walker, ende nuk dihet sa mungon

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, vazhdon të mbetet jashtë fushave

Anglezi iu nënshtrua një operimi të marten, transmeton lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur vetë mbrojtësi duke thënë se gjithçka shkoi mirë dhe tash pret të kthehet në fushë.

Ende nuk dihet nëse mund ta mbërrijë Kampionatin Botëror.