Operimi nuk e ndal Dafinën, kthehet në studio për të punuar në album

Dafina i është kthyer sërish studios muzikore.

Këngëtarja Dafina Zeqiri së fundi bëri të ditur se i është nënshtruar një operimi në gju, shkruan lajmi.net.

Artistja postoi një video, përmes së cilës zbulonte gjithë procesin e këtij operimi, ndërsa tregoi se janë bërë pesë javë që kur u operua.

Por, e gjithë kjo nuk e ndali atë që të vazhdojë punën për këngë të reja, pasi është rikthyer sërish në studio.


“Puna nuk ndalet kurrë. Nuk ka rëndësi se çfarë. Albumi Dafinë moj”, ka shkruar ajo.

Dafina po punon me producentin Rzon për projektet e reja të këtij albumi, që pritet të lansohet së shpejti.