Olta për momentet romantike me Luizin në film: Ishte teknike, për mua një puthje në film është si një ecje

Olta Gixhari dhe Luizi, tashmë do t’i shohim bashkë në filmin i cili është duke u xhiruar.

“Në kuadër të dashurisë”, titullohet filmi me protagonistë dy ish banorët e “BBVA”, shkruan lajmi.net.

Olta foli në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, për prapaskenat e filmit, mes tyre edhe puthjen e shumëpërfolur me Luizin.

Sipas aktores puthja mes tyre ishte thjeshtë një veprim që duhej bërë, teknike dhe se ajo madje as nuk e mban mirë në mend.

Ajo tha se në pothuajse çdo film që ka luajtur deri më tani ka puthje, prandaj njëjtë ishte edhe në projektin e saj të fundit me artistin shkodran.

“Unë në të gjitha filmat kam puthje, me vajzë apo djalë unë jam puthur, pse nuk duhej të isha puthur në këtë film, unë jam në zonën time të komfortit, jam në profesionin tim, unë jam aktore, di shumë mirë të ndajë jetën e vërtetë nga jeta e filmit, për mua shesh-xhirim është i shenjtë, partneri është i shenjtë dhe roli gjithashtu, në momentin që qëllimi justifikon mjetin mua më duhet patjetër ta kryej atë veprim”, tha Olta.

“Mirë, nuk e mbaj mend shumë sepse këto puthje janë teknike me 100 persona në kokë, sa afrohesh duhet të ndalesh ta bësh edhe një herë, duhet të kesh kujdes ndriçimin, jo se na iku perëndimi, ka një mijë siklete puthja në film, nuk është një puthje që ke kohë për ta shijuar, puthjet në film unë i harroj se çfarë ka ndodhur sepse janë kaq teknike, për mua një puthje në film është njësoj si një ecje, nuk është e nënvizuar në kokën time, kemi qenë aktor në një film që kemi bërë një veprim siç kemi bërë një veprim tjetër”, u shpreh aktorja.