Olta Gixhari pjesë e jurisë në “Dancing With The Stars Albania”

Aktorja e njohur shqiptare dhe konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Olta Gixhari po nis një aventur tjetër televizive.

Ajo është konfirmuar si një nga anëtare e jurisë të edicionit të ri të “Dancing With The Stars Albania”.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e DWTS Albania në Instagram, duke zyrtarizuar pjesëmarrjen e aktores në spektakël.

 

“Një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve. Aktore filmi dhe teatri, një nga personazhet më të komentuar të Big Brother Vip, Olta Gixhari është zyrtarisht anëtare e jurisë së #DWTS”, shkruhej në postim.

Ndërkohë, e njëjta gjë u konfirmua edhe nga vetë Olta në llogarinë e saj personale të Instagramit.

 

Theksojmë që tashmë janë konfirmuar disa prej emrave të famshëm që do të jenë konkurrentë të DWTS, mes tyre dhe këngëtarja Fifi, Elvis Pupa, Ronaldo Sharka dhe Armaldo Kllogjeri.

Kujtojmë që fituese e edicionit të vitit të kaluar të DWTS Albania ishte partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha.