Olsi Bylyku tregon zënkat me Bes Kallakun: Kur je në punë me njerëz që ke shumë afrimitet, ka më shumë sherre

Olsi Bylyku ka treguar së fundmi edhe për zënkat që ka pasur me Bes Kallakun, që njëkohësisht është edhe miku i tij.

I ftuar në emisionin “Glamour” në RTV Ora ai ka treguar se zënkat në punë mes tyre nuk kanë munguar. Por aktori ka theksuar se asnjëherë nuk janë zënë në atë masë që të mos flasin.

Video, minuta e 15

  

“Kur je në punë me njerëz që ke shumë afrimitet, ka më shumë sherre sesa kur nuk e njeh. Kur nuk e njeh ja thua drejtpërdrejt atë që ke për të thënë. Ne kemi debatuar por më shumë kemi debatuar për punën, atëherë, tani nuk kemi asnjë debat. Debatonim, gjëja e parë kur vinte ai me vonesë, ose kur vija unë me vonesë. Kishte raste se unë edhe Besi nuk ishin e njëjta masë. Ai ishte një ose 2 masa më shumë se unë në kostumet.  Ngaqë isha më i vogli dhe bëja më të përkëdhelurin dhe i thoja ma jep tëndin për Zotin. Ai më thoshte: Aman o burrë të mbarojmë punë. Asnjëherë nuk jemi zënë me Besin që të mos të flasim kurrë”, tregoi ai.