Oliver Kahn: Lewandowski nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Bayern

Drejtori i Bayern Munich, Oliver Kahn, tha se nuk ka asnjë arsye që Lewandowksi të largohet nga ekipi.

Robert Lewandowskit i përfundon kontrata me Bayern Munich në fund të sezonit dhe ende nuk ka arritur një marrëveshje me ekipin e tij.

Sipas shumë raportimeve, thuhet se Lewa pritet të largohet nga ‘Bavarezët’ në merkaton e verës.

Lidhur me këtë situatë foli edhe legjenda e portierëve dhe aktualisht drejtori i Bayern, Oliver Kahn, i cili tha se Lewandowski nuk ka asnjë arsye të largohet nga ekipi i tij.

“Mendoj se Lewa nuk ka asnjë arsye për t`u larguar nga Bayern”, ishin fjalët e Kahn.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të arrijë marrëveshje me Bayern Munich, apo do largohet përfundimisht në fund të sezonit. /Lajmi.net/