OKB: Rreth 5 milion persona janë larguar që nga fillimi i pushtimit rus deri më tani

Children, followed by a woman, run as they arrive at the border crossing in Medyka, Poland, after fleeing Ukraine, Wednesday, March 9, 2022. U.N. officials said that the Russian onslaught has forced 2 million people to flee Ukraine. It has trapped others inside besieged cities that are running low on food, water and medicine amid the biggest ground war in Europe since World War II. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Më shumë se 4.9 milionë ukrainas janë larguar që nga fillimi i pushtimit rus, sipas OKB-së ndërkohë që sulmet vazhdojnë ende në të gjithë Ukrainën, sipas BBC.

Rreth 4,934,415 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë janë larguar që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së tha se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treat, kryesisht studentë dhe punëtorë migrantë janë zhvendosur gjithashtu në vendet fqinje.

Kjo do të thotë se më shumë se pesë milionë njerëz në total janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, një nga krizat më të mëdha dhe të shpejta të zhvendosjes së emigrantëve.