“Kur dola nga ‘BBV’ fjeta te Fifi”, Dj Pm befason me deklaratën e tij

Dj Pm është njëri ndër ish banorët e “BBV” më të pëlqyer për publikun.

Kjo e bën atë që të ftohet shumë në koncerte dhe intervista, shkruan lajmi.net.

Së fundi ai ishte i ftuar në “BarberShok”, ku ka folur për rrugëtimin e tij në “BBV” dhe jetën jashtë asaj.

Por ndër të tjera, ai zbuloi se në mbrëmjen e parë pas daljes nga “Big Brother VIP”, kishte fjetur tek Fifi.

“Mos me të rrejt atë natë kam fjetur te Fifi, kemi qenë në banesë te Fifi, unë, Yll Limani, Argjira, kemi qenë nja 10 vetë”, u shpreh Pm.

Ndryshe Pm dhe Dagz kanë bashkëpunuar me Fifin pas përfundimit të “BBV”, bashkëpunim ky që rezultoi tejet i suksesshëm.