OKB publikon shifrat e civilëve të vrarë për 9 ditë luftë në Ukrainë

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka njoftuar se deri më tani në Ukrainë janë vrarë 331 civilë si dhe janë plagosur 675 të tjerë, shkruan Gazeta Express.

Numri, deri në mesnatën e së enjtes, u rrit nga 249 në raportin e tij të mëparshëm nga një ditë më parë, raportoi Reuters.

Midis 331 të vrarëve ishin 19 fëmijë, tha OKB.

Shumica e viktimave u vranë nga armë shpërthyese si granatimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave me shumë lëshime dhe sulmet raketore dhe ajrore.