Oezil një nga tre lojtarët që po i reziston uljes së pagës

Mesut Oezil është një nga tre lojtarët e Arsenalit që po i reziston planeve të klubit për të implementuar një ulje page prej 12.5 për qind te gjithë skuadra.

Arsenali të hënën ka njoftuar se është arritur marrëveshje vullnetare me gjithë lojtarët e skuadrës së parë, kryetrajnerin dhe stafin e trajnerëve, për të ulur pagat për periudhë njëvjeçare.

Mirëpo, janë tre lojtarë që ende nuk janë bindur plotësisht për të pranuar një ulje të tillë të pagave, ku Oezil mësohet se është një prej tyre, ka shkruar “Daily Mail”.

Oezil, që është lojtari më i paguar në klub, me pagë javore rreth 400 mijë euro, ka bërë të qartë se është i gatshëm të pranojë ulje page në të ardhmen, por dëshiron të jetë i sigurt për ndikimin e plotë financiar të koronavirusit, para se të marrë një vendim.