Mesfushori norvegjez ishte mbrëmë realizatori i golit në ndeshjen ndaj Everton, të cilën Arsenal e humbi 2:1, edhe pse fillimisht ishte në epërsi.
Ish lojtari i Real Madrid beson se skuadra e Arsenal ka probleme me mentalitetin e grupit dhe duhet të përmirësohen në aspektin psikologjik.
“Mendoj se është një problem me mendësinë. Kur je në epërsi 1:0, ke frikë se humb fitoren dhe sipas mendimit tim, kjo është ku gabuam sot”, ka thënë Odegaard, transmeton lajmi.net.
“Ju duhet të shkoni për golin e dytë dhe ky ishte qëllimi, por nuk ia dolëm ta bënim atë në fushë”, shtoi mes tjerash ai.
Komentet e Odegaard sigurisht që kanë kuptim pas humbjes së mbrëmshme të Gunners.
Skuadra e Arteta pësoi humbje 2:1 në një ndeshje ku ishte në epërsi deri në 10 minutat e fundit të takimit.