Dembele dëshiron një aventurë të re – Premier League destinacioni më i mundshëm

Raportimet e Mundo Deportivo insistojnë se ylli francez dëshiron të ndryshojë diçka në karrierën e tij të ngarkuar me lëndime, përcjell lajmi.net.

Lojtari ka filluar të besojë se një sfidë e re është shumë e nevojshme për të rindërtuar karrierën e tij me klube.

Kjo dëshirë, sipas të përditshmes spanjolle pritet ta shtyjë lojtarin drejt një aventure në Premier League.

Lojtari deri më tani është shënjestruar nga skuadra si Manchester United, Newcastle e Tottenham, edhe pse thuhet se edhe skuadra tjera mund t’i futen garës për 24 vjeçarin.

Prej kohës kur Dembele iu bashkua Barcelonës, ai ka bërë vetëm 83 paraqitje në La Liga, në pesë vite – duke arritur mesatarisht rreth 16 paraqitje për kampanjë.