OBSH-ja bën thirrje që spitalet e Gazës të mos sulmohen

Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se vetëm 11 ose më pak se një e treta e spitaleve të Gazës mbeten pjesërisht funksionale dhe u lut që ato të mbeten të paprekura.

“Në vetëm 66 ditë sistemi shëndetësor ka shkuar nga 36 spitale funksionale në 11 spitale pjesërisht funksionale – një në veri dhe 10 në jug”, tha Rik Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së për territoret e pushtuara palestineze,

Ai deklaratën e dha në një konferencë për shtyp të OKB-së, përmes një lidhje me video nga Gaza, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Ne nuk mund të përballojmë të humbasim asnjë objekt të kujdesit shëndetësor apo spital. Shpresojmë, lutemi që kjo të mos ndodhë”, tha Peeperkorn.