O Zot, në këtë muaj të bekuar bekoje edhe Qeverinë e Albin Kurtit, Kryetaren Vjosa Osmani dhe Kryekuvendarin Glauk Konjufcën

Ooo ZOT!
Në këtë muaj të bekuar bekoje edhe Qeverinë e Albin Kurti-t, Kryetaren Vjosa Osmani, Kryekuvendarin Glauk Konjufcën, bashkëpunëtoret dhe bashkëpunëtorët e tyre! Bekoje Zot edhe Popullin dhe qytetarët e zgjuar dhe të vetëdisuar të cilët ua dhan votat dhe i sollën deri këtu!

Prof. Xhafer Ymeri, Kumanovë-Bazel

Kjo Qeveri mundë të quhet si më e ndershmja, më shpresëdhënëse dhe më guximtare nga gjitha kohërat e zhagitjeve të Shqiptarisë! Bile ndoshta do të jet edhe më e suksesshme se ajo e të mençurit, të madhit dhe mjekërrbardhit Ismail Qemali me bashkmendimtarët dhe bashkëpunëtorët e tijë sepse përveç Kurtit dhe Konjufcës, dy Burra të ndershëm, besnik dhe trima, ky brez e ka fresku dhe hijeshu këtë Qeveri dhe Parësi të vetëm një pëllëmbëzeze të vogël të Shqiptarisë edhe me një bijë, grua dhe Nënë, Vjosa Osmanin dhe shumē bija, vajza dhe gra të mençura, të zonja, besnike dhe atdhetare të cilat do ta përparojnë dhe ndryshojnë jo vetëm Kosovën por edhe tërë Shqiptarinë! Bekoi o Zot edhe ato dy trimëresha të cilat dëshmuan se Kosova dhe Shqiptaria janë më të vlefshme se „particat-copticat!“
Si gurbetqarë që isha kurban i elaborateve sllave të ripërtrira nga Millosheviqi dhe armata e tijë serbo-slavo shqiptaro-dhe njerëzimshkatrruese edhe pse qe 33 vite jasht Atdheut i kam përcjellë dhe përcjell ngjarjet dhe zhvillimet në çdo pëllëmbe dhe cep të Shqiptarisë!
Gjat luftërave të fundit të çmendurisë dhe pashpirtësisë sllave isha i vetëdishëm për mbifuqinë e forcës së ushtrive serbosllave por ishe gjithmonë i bindur se Zoti dhe një pjesë e njerëzimit do të jen në anën tonë, sepse e kërkonjim ate që na takonte, ate të cilën na mungonte, ate për të cilën ishim përpjekē me shekuj duke dhënë miliona Shpirtëra dhe Dëshmorë që nga fëmitë të mbështjellur me pelenet erë qumshti të Nënave të tyre deri te vajzat, gratë, plakat dhe pleqt nga gjithë Tokat e Shqiptarisë! Gjithmonë e kemi kërkua vetëm ate që na kishte takuar dhe na takon si Popull ndër më të vjetërit jo vetëm në Ballkan por edhe më gjërë. Kemi luftuar dhe e kemi kërkuar vetëm ate që e kan gjithë kombet tjerë të botës, e kemi kërkuar ate që e kan pasë, e kan dhe do ta kan të gjithë fqinjët tanë sllav, edhe serbet, edhe maqedonët edhe malazezët. Të gjith këta i kishin gjithë këto të mira së paku gjat jugosllavisë fatëbardhësisht jetëshkurtë të cilën mësë shumti e përbuzën vet ata duke shkatrru edhe at jugosllavi të tyre e cila për ata ishte më shum se nënë por për neve armikja më e madhe bile edhe më e madhe se gjith sunduesit tjerë si Bizantët, Romakët dhe Osmanët!
Dëshmorët e Ushtrive Çlirimtare Kombëtare, Komandantët me bashkëluftëtarët e tyre të cilët qëndruan dhe do të qëndrojnë faqebardhë dhe kryelartë, të cilët nuk kan vra asnjë njeri jashtë fushëbetejave për lirinë Kombëtare dhe Njerëzore duhet dhe do të jen përjetësisht të nderuar! Ata të cilët nuk i lakmuan plaçkitjeve, grabitjeve, pronësimeve të pasurisë së Popullit do ti shpërblen edhe Populli edhe Zoti me Faqebardhësi, Nderë dhe Njerëzi! Edhe këtyre që po qëndrojnë në Hagë, Zoti ju ndihmoftë, u kthefshin me duar dhe ndërgjegje të pastra, faqebardhë sepse luftaret dhe luftarët e luftërave të fundit ishin atdhetare dhe njerëzore, çlirimtare!
Detyrat, përgjegjësitë dhe parapamjet që kjo Qeveri të kujdeset së pari për ti punua tokat tona të mbuluara me gjak por të bekuara, të kujdeset për malet dhe kodrat tona të cilat përveç bukurive të Zotit tua shton edhe bukurinë dhe pasurinë e trashëguar duke i zbukuruar me delet dhe kafshët tona të cilat na kan shoqëru, ruajt dhe mbajtë me shekuj gjallë edhe kur armiku ka dashtë, provu dhe është mundu edhe të na çfarosë por falë Zotit 20-30 milion të cilët edhepse janë të shpërndarë në tërë botën, ata janë gjallë dhe edhe në mbesat dhe nipërat e tyre rrah zemra nëpër të cilat rrjedh gjaku i jonë shqipëtarë! T’i ushqejmë me qymsht, djathë dhe mish malësie, Rugove, Kuksi, Tomori, Karadaku, Sharri e jo as me t’asaj „vache de Paris, alpsko mleko apo schëeizer Käse“! Asnjëherë dhe kurrë me „plazma“-t e serbisë e as me vaksinat e rusisë!
Ta mbajmë sa të mundemi pasurinë më të çmueshme të cilën na e ka dhurua Zoti që bijat dhe bijt tanë ti rrisim dhe t’i mbajmë aty ku kan lindë paraardhësit tanë! T’i kthehemi kohërave kur gjithçka prodhonjim vet, edhe ushqimin, edhe veshjen, edhe mbathjen edhe ato pak veglat e punës. Të hapim puntoria ku do të mësonjim mjeshtritë dhe mençura shekullore, kombëtare duke u vetëdisu se “markat dhe trendet” e huaja vetëm e shashtrisin rininë dhe popullin por ama edhe e lëjnë me “gishta në gojë”!
Synimet dhe kryedetyrat që t’i nderojmë dhe mbajmë popujt miq të cilët na u gjetën dhe do të na gjenden në kohërat më të vështira duhet të jen përparësi të rendit të parë. Synimet dhe përpjekjet të kemi edhe më shumë popuj dhe miq të ndershëm dhe besnik duhet të jet detyrë dhe përgjegjësi e përjetshme dhe borxh të cilin ia kemi dhe do t’ia kemi pasardhësve tanë të cilët duhet të rriten në trojet tona e jo strehëve të botës!
Hapin që e bëri qeveria e treshit kobqarë Hoti-Mustafa-Veliu, falë Zotit dhe votuesve të vetëdisuar “jetëshkurtë” e cila me nguti dhe pa i mendu pasojat e emëroi ambasadën në Jerusalem vetëm për hirë të dhëndrrit të Trump-it dhe Grenel-it prosllav duhet ta mendon edhe njëherë dhe simbas nevojës me këshillime me njerëz më të mençur edhe t’a tërheqe! Shumë hapa dhe vendime të mbrapshta të cilët i pat bë Trumpi me bashkëmendimtarët e tij, i shlyu dhe i tërhoqi edhe vet i nderuari dhe poashtu shpresëdhënës Zotëri Joe Biden që nga ditët e para të marjes së detyrës së kryetarit të SHBA! Kuptohet se marëdhënjet me Popullin Izraelit duhet të mbeten miqësore si gjithmonë por pa kushtëzime. Është jo vetëm sa duhet të arsyeshme dhe të bindshme por edhe pamençuri dhe rrezik se do të dëshprojmë, tradhtojmë dhe të armiqësojmë së pari Popujt miq të Evropës, popujt dhe shtetet miq të OKB-së e ndër ata edhe popullin dhe shtetin tonë mik të Turqisë dhe lidhjen e Shteteve Arabe edhe pse një pjesë e tyre nuk e kan njohtë Shtetin e Kosovës por dorën në zemëmjo me fajin e atyrëve por me fajin e përfaqësuesve dhe „diplomatve“ tanë sepse në vend se të merreshin me këto punë përparësore ata treguam “Kapadahillukun” e tyre dhe merreshin me ndarjen e “PLAÇKËS” në Tokën e përgjakur dhe të mbuluar me varre fëmijsh, vajza, djem, plaka dhe pleq të një populli të pafajshëm dhe gjithmonë paqësorë!!!
Takimet ballëpërballë të përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës “Dardane“ me ate të “çajbërsve dhe mezebërsve” të gjakpirësit më të pashpirtë Millosheviq duhet të bëhet dhe të vazhdohet vetëm mbasi ata të pranojnë se kan pasë ndërmend ta bëjnë zhdukjen dhe çfarosjen e tërë popullit Shqiptarë të mbetun tradhëtisht jashta Shqipërisë Londonezo-Enveriste! Dhe po të mos ishte turpëru dhe mëshiru edhe Zoti edhe bota e “civilizuar”, ai “Zoti” për fat jo i gjith sërbve por vetëm i atyre shkurtëpamës, nacionalist, gjakpirës dhe të pashpirtë do t’ia kishte ladru nënën dhe do t’i kishte hedhë në detin Shqiptarë edhe ata të Nanos dhe Berishës edhe këta të Ramës, kumbarit të shengenit të Vuçiqit dhe do t’ua kishte bë edhe më zi atyre 4’000 djelmoshave dhe burrave nga e gjith Shqiptaria në detin e Tivarit, sepse rusisë dhe sërbisë së pangopshme të Millosheviqit i duheshin Tokat dhe deti Shqiptarë!…Sepse fqinjët tanë greko-sllav i kishin blerë me para njerëzit të cilët për parat ë dryshkura greko-serbe e digjnin edhe atë shqipërinë e leckosur londoneze dhe largoheshin nga Atdheu i tyre për të gjetë lumturinë jashtë tokave ku i kishin lindur Nënat shqipëtare!
Kuptohet se çdo serb i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm i cili nuk i ka përgjakë duart duke vra dhe pre fëmi, gra, plaka e pleq shqiptarë, fqinjtë me të cilët kan jetua që nga kohërat e kolonizimit të tyre kurë Krralat serb dhe përpiluesit e “Elaborateve për zhdukjen dhe çfarosjen e Shqiptarëve” ua kan dhënë falas shtëpitë dhe tokat e Shqiptarëve të zhdukur apo të dëbuar për Turqi, megjithate nderi dhe shpirti Shqiptarë iu premton dhe beson jetën e qetë, të ndershme dhe paqësore aty ku janë (megjith pandershmërinë e ardhjes së tyre)! Përkundrazi ata që kan përgjakë duart gjatë luftërave të fundit të bijave dhe bijve tanë për lirinë kombëtare të ëndërruar me shekuj, ata duhet të pranojnë fajin, duhet të pranojnë dhe t’i vuajnë dënimet duhet të pendohen,duhet të kërkojnë falje, para Shqiptarëve, para Serbve, para botës së qytetëruar dhe para Zotit! Duhet të paguaj dënimet dhe dëmshpërblimet edhe pse ato janë dhe do të mbeten të papagueshme! Ne Shqiptarët jemi një popull që nuk mbahet në mend të kemi dëmtu apo rreziku fqinjësinë me popujt tjerë, gjithmonë kemi qenë dhe sot e kësaj dite jemi për fqinjësi të ndershme, miqësore, paqësore, për fqinjësi simbas parimeve njerëzore dhe parimeve të Zotit! Mbas gjithë këtyre të zezave që na i ka bë çmenduria Serbe e ndihmuar nga vëllau i madh Russ dhe vëllezërit e vegjël tjerë sllav mundë të jetojmë edhe pa njohjen e Serbisë dhe të atyre shteteve tjera të cilët me shekuj nuk i kanë duart e pastra nga mëkatet që kanë bë!!! Ta njohim vetveten, të na qëndrojnë besnik edhe këta popuj të cilët na njohin dhe na çmojnë, të na qëndrojë mbas dhe të na njohe edhe Zoti!
Shqiptarisë o tash o kurrë i duhen bija, motra, gra dhe Nëna të ndershme, besnike, trimëresha dhe atdhetare të cilat do të lindin bija dhe bij mu si vet ato të cilat kanë qenë me shekuj dhe do të mbeten! Shqiptarisë nuk i duhen „politikan pezeveng“ të cilët nuk u ngopën duke shitë tokat, kodrat, malet dhe detet e Shqiptarisë!!!