“Sa nuk është bërë e madhe kjo punë”, Leonora iu drejton kërkesë publike institucionet

Në të gjitha shtetet fqinje të Kosovës (përjashtuar Malin e Zi) janë konfirmuar raste me koronavirus.

Derisa në Kosovë fatmirësisht ende nuk është shënuar asnjë rast i të infektuarve me këtë virus, apelohet që të merren masat parandaluese.

Këngëtarja Leonora Jakupi, me anë të një postimi në Instagram, ka bërë thirrje tek institucionet, që të mbyllin shkollat dhe vendet publike.

Ajo publikoi një lajm të një profesoreshe shqiptare, e cila apelon që të mos injorohet koronavirusi.

“Apeloj te institucionet tona te marine masat preventive sa nuk eshte bere me e madhe kjo pune mbyllni shkollat dhe vendet publike”, ka shkruar Leonora.