Numri i vdekjeve nga përmbytja në Indonezi rritet në 60

Numri i vdekjeve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut që goditën kryeqytetin indonezian Xhakartë dhe disa qytete të tjera gjatë Vitit të Ri shkoi në 60, bëri të ditur Agjencia shtetërore për menaxhim me katastrofat (BNPB).

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur në Xhakartë, Depok, Bekasi, Tangerang si dhe rajonet Bogor dhe Lebak.

Zëdhënësi i BNPB, Agus Wibowo, në deklaratën e tij tha se në rajonin Lebak dy persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa pas punimeve përmirësuese numri i personave të prekur nga përmbytjet në strehimoret ka rënë në 92.000, shifër që më parë ishte mbi 170.000

Agjencia e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së vendit (BMKG) parashikoi se shirat e dendur do të vazhdojnë në Xhakartë dhe qytetet e afërta deri më 10 janar.